Shikoni se çfarë bën kjo vajzë për nënën e saj të sëmurë, në ditën e martesës

 Shikoni se çfarë bën kjo vajzë për nënën e saj të sëmurë, në ditën e martesës

Një çift i sapomartuar ka vendosur të bëjë diçka të pazakontë në ditën e tyre të dasmës. Të ftuarit po prisnin që çifti të performonte kërcimin e tyre të parë si burrë e grua, por dy të rinjtë kanë sjellë në skenë një karrige.

Nusja e re ka folur për të ëmën, e cila vuan nga kanceri. I drejtohet të ftuarve duke thënë se nuk do të kërcejnë dhe se nëse dikush ka ndërmend të hedhë para, të gjitha do të mblidhen për t’u dhënë për bamirësi.

“Të dua kaq shumë saqë unë e im shoq duam të tregojmë solidaritetin tonë me ty”-i thotë e reja nënës së saj.

Në karrige ulet i shoqi i nuses dhe kjo e fundit i rruan kokën. Më tutje ulet vetë në karrige dhe i shoqi bën të njëjtën. Video u postua në rrjetet sociale e në median e huaj dhe është kthyer në virale.