Shikoni sesi mësojnë fëmijët në një fshat të Tropojës

 Shikoni sesi mësojnë fëmijët në një fshat të Tropojës

Nga jashtë duket sikur gjithçka është në rregull, por po të hysh brenda shkollës ‘Oso Dauti’ në fshatin Llugaj të Tropojës, pamjet janë krejtësisht ndryshe.

Çatia në kohë reshjesh fut gjithçka brenda, ndërsa ambientet e brendshme janë pushtuar nga myku e lagështira.  Pavarësisht vështirësive, mësimi zhvillohet. 

Për mësuesit e nxënësit, përditshmëria është kthyer në një sakrificë më vete.

Faktikisht mësim kemi bërë, por kuptohet që ka vështirësi. Mësimi bëhet, por në kushte pak të vështira,” thotë mësuesi, Gjokë Mula.

 “Shiu dhe çdo gjë që bie është i pranishëm pothuajse në pjesën më të madhe të klasave. Lagështia, muret e prishura, ky është problemi kryesor i shkollës sonë. Për shkak të lagështisë nxënësit mund të kenë probleme me frymëmarrjen, ” thotë drejtoresha e shkollës, Violeta Çakrri për tv Ora.

Pamjet më domethënëse i gjen në palestër, një dëshmi e qartë e harresës.