Shikoni transformimin e bukur në Thumanë, banesat drejt përfundimit të plotë

 Shikoni transformimin e bukur në Thumanë, banesat drejt përfundimit të plotë

Thumana, vendi ku u bashkuan zemrat e shqiptarëve, është tashmë në ‘metrat’ e fundit. Fondacioni Firdeus së bashku me mijëra shqiptarë, arritën të ndërtojnë plot 155 banesa për banorët e Thumanës, zona më e prekur nga tërmeti shkatërrimtar i dy viteve më parë.

Shumëkush i kujton pamjet tragjike të Thumanës, e gjunjëzuar nga tërmeti. Sot Thumana është krejtësisht e transformuar dhe puna është drejt përfundimit total… për të lumturuar banorët e Thumanës, për të dërguar në vend amanetin e shqiptarëve.