Shikoni transformimin e Thumanës! Elvis Naçi: Amaneti i shqiptarëve po shkon në vend

 Shikoni transformimin e Thumanës! Elvis Naçi: Amaneti i shqiptarëve po shkon në vend

Thumana është dhe do të mbetet në zemër të shqiptarëve, derisa atje të dëgjohet sërish buzëqeshja e nënave, baballarëve, fëmijëve e të moshuarve… në shtëpitë e tyre të reja.

Elvis Naçi e Sidrit Bejleri kanë vizituar punimet në Thumanë dhe tashmë 170 shtëpitë janë drejt përfundimit.

Elvisi u shpreh se nuk do të vonojë dita kur shtëpiat do të jenë përfunduar tërësisht. Ai tha se po mendohet dhe për mobilimin e banesave dhe gjelbërimin e vendit.

Elvis Naçi: Kjo është Thumana, amaneti i shqiptarëve që shpresojmë jo shumë larg të jetë plotësuar, të jenë bërë shtëpiat. Jemi duke menduar mobilimin edhe çështjen e gjelbërimit, që kjo zonë të bëhet shumë e bukur edhe këta njerëz që kaluan atë traumë të madhe, shpresoj të gëzojnë.

Sidrit Bejleri: Më kujtohen momentet kur bënin donacionet njerëzit atëherë dhe llogarisnim, ja u bë dhe një gjysëm shtëpie. Na është dukur atëherë sikur flisnim në ajër, por kur je këtu e kupton shumë mirë.

Elvisi e Sidriti ndjekin nga afër banesat që tashmë janë drejt përfundimit. Elvisi shprehet se gëzimi është shumë i madh kur sheh Thumanën që ringrihet sërish në këmbë.

Elvis Naçi: Kjo është pra Thumana e cila po ndërtohet dhe amaneti i të gjithë neve po shkon atje ku duhet. Edhe sot e kësaj dite më thonë si arrite të gjesh fuqinë të rrish 7 orë në një studio, as vetë nuk e di sesi i kishim ato energji, sesi u bashkuam të gjithë dhe u grumbullua ai fond i madh. Gëzimi është i madh, edhe tek ata që do të hyjnë në shtëpitë e reja edhe tek ata që dhuruan… le të bëhemi njerëz që nuk gëzohemi kur na mbushen duart, por kur japim dhe na mbushet zemra. Zoti ua shtoftë pasuritë atyre që kontribuan për Thumanën dhe ua ruajtë familjet.

Sidriti: Meqë erdhëm sërish në prani të kamerave… ju them të gjithëve, ma besoni që është një ndjenjë e papërshkrueshme kur sheh se gjithë ai mund e sakrificë që kanë bërë njerëzit, po materializohet. Shporesoj që ditën kur të bëhet përurimi i Thumanës, të vijnë sa më shumë veta, nga ata që kanë kontribuar e jo, për ta parë.

Elvis Naçi: Vëllezër e Motra, me Zotin para dhe ne prapa… me të vërtetë shqiptarët me shumë halle, por të bashkuar ditë më të bukura do të vijnë.