Shkodra zgjohet nën ujë

 Shkodra zgjohet nën ujë

Këtë të premte të paktën 5370 hektarë tokë rezultojnë të jenë nën ujë në qarkun e Shkodrës.

Për shkak të baticës dhe prurjeve të lumenjve, situata mbetet e përkeqësuar. Veçanërisht në fshatin Obot, ku tashmë rruga është e pakalueshme edhe nga automjetet e ushtrisë.

Në njësinë administrative ‘Ana e Malit’, rezultojnë të përmbytura të paktën 10 shtëpi. Situatë shqetësuese me përmbytjet raportohet dhe në zonën e Dajçit e Bërdicës, ku rreth 60 shtëpi janë përmbytur.