“Shkoj çaj gurët për krom” Shikoni se çfarë mjerimi përballon nëna e tre jetimëve

 “Shkoj çaj gurët për krom” Shikoni se çfarë mjerimi përballon nëna e tre jetimëve

Kjo grua është plakur para kohe. Duart e saj e tregojnë edhe më mirë vuajtjet që i përballon shpirti. I shoqi i ndërroi jetë pak kohë më parë e tashmë ajo përballet e vetme me varfërinë dhe rritjen e tre fëmijëve.

E si të mos plakesh, si të mos thinjesh, kur e di se përpara teje është një rrugë e gjatë vuajtjesh… Për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, Buqbuqja rrëfeu momentin kur doktori i tha se Arbeni, i shoqi, kishte ndërruar jetë.

“Jeta më përplasi me një rrugë errësire, një kthesë shumë të keqe. Kur më tha doktori në spitalin në Tiranë, që bashkëshorti më ka lënë, thash me vete, o Zot ma merr jetën… për hatër të fëmijëve jetoj, që ata të mos vuajnë, që t’u jap një kore bukë të jetojnë.”-tregon Burbuqja.

Ajo së bashku me dy vajzat dhe djalin e vogël jetojnë në një shtëpi me qira. Me vdekjen e Arbenit, gjithçka është bërë dyfish më e vështirë, më e padurueshme. Burbuqja na tregon se zgjidhja e vetme që ka gjetur për të fituar pak të holla, është kromi. Ai vend që i kujton të shoqin. Çohet përditë pa lindur dielli. Me vete veglat e të shoqit dhe ngjitet këtu, në grumbullin e kujtimeve të hidhura.

“Ngrihem në mëngjes në 5 e gjysëm dhe shkoj atje. Vij në 6 të darkës në shtëpi, komplet e këputur. Punoj për 5 mijë në ditë. E rrezikshme shumë është… ka shumë raste që jam vrarë. Para një muaji jam vrarë, mu nxi e gjithë dora prej punës në krom. Kështu për 2 mijë apo 5 mijë lekë nuk jetohet, sepse puna e kromit është shumë e vështirë.”-thotë Burbuqja.

Por më e vështirë sesa kujtimet për të shoqin e lodhja e saj trupore, për Burbuqen është gjendja e fëmijëve të saj. A do të ketë para për t’i ushqyer, për t’i mbathur, për t’i çuar në shkollë? Këto janë pyetjet që konsumojnë zemrën e një nëne, më shumë sesa lodhja e pamatë që sjell puna për atë pak krom që gjen Burbuqja.

“T’i lësh tre kalamaj vetëm në shtëpi… kur vij në darkë e i gjej në shtëpi, falenderoj Zotin. Them shyqyr i gjeta shëndoshë e mir.”

Ndërkohë fëmijët fjalët i kanë të pakta. Shpesh herë u kujtohet i ati kur shkojnë këtu për të ndihmuar nënën. E veçanërisht dy vajzat