Shkon me plis dhe këndon ‘xhamadanin’, gjermani që bëri bamirësi për familjen nga Podujeva

 Shkon me plis dhe këndon ‘xhamadanin’, gjermani që bëri bamirësi për familjen nga Podujeva

Një histori vuajtjesh dhe dhimbje, një familje me 3 fëmijë, më i madhi i sëmurë dhe një baba që me forcë shtyn me duart e tij ngritjen e një shtëpie të re, që të vegjlit e tij të mund të jetojnë qetësisht.

Ndodhemi në fshatin Dobratin të Podujevës, një fshat i vogël i Kosovës i goditur si shumë vende të tjera në vitet e luftës nga ushtritë serbe. Lufta ka mbaruar dhe në fshat gjen disa shtëpi të rindërtuara, por ajo e familjes Ademi mbetet ende siç ka qenë ditët kur fshati u sulmua.

Kryefamiljari Isuf Ademi rikujton kohën kur është larguar nga shtëpia e tij. 152 banesa u dogjën dhe një dyzinë njerëzish u vranë nga serbët. Ademi thotë se ndejti në disa shtëpi e më pas kur u hoqën të gjitha minat, u rikthye në banesë.

Isuf Ademi: Djalin e madh e kam të sëmurë me epilepsi. Deri në 4-5 vite e kam patur në shoqatat… më thonin vonesë vonese, për të folur, për të ecur… por jemi pajtu, çka me i bo, ça vjen prej Zotit është e mirëseardhur.

Vijnë ngahera momente, por i përballojmë… skamja, s’un jam bëjmë dot, kushtet e mira me ja bo qysh i nevojitet. Unë jam i papun, punoj ku ka punë në ndërtimtari. Të ardhura një 75 eurosh. Kapak më ndihmojnë dhe shoqnia. Vajza shkon në shkollë, në klasën e 9, kurse djali në klasën e 7. Ata mësojnë, por jo kjo shpi i pengon. Banojmë prej 7 vitesh… Kjo është shtëpi para 40 vitesh… na kan dëbu shkijet në 99’, i pamartuar kam qenë. Kemi nejt një kohë nëpër shtëpi të huaja, e kur është hek dënimi i minave jemi rikthy.

Por sot, lufta e vërtetë e Isufit janë fëmijët e tij. Duart e kryefamiljarit janë me shenja, kallo dhe të çara, që tregojnë për ato punë të rënda që ai gjen për të mbajtur në këmbë shtëpinë. Problemi kryesor është fëmija i madh, Genteiti. 18 vjeç dhe nuk flet, por sytë e tij flasin qartë. Genti është i sëmurë me epilepsi dhe kur dëgjon motrën e vëllain e vogël të 18 vjeçarit, gjëja e parë për të cilën ata flasin është mirëqënia e të vëllait.

Fëmijët thonë se kur do të rriten, ata do t’i ndihmojnë shqiptarët. Veçanërisht djali i vogël Endriti. Ëndrra e tij është të hapë autoshkollën dhe ti mësojë falas ata që kanë nevojë.

Ademi: Zoti na e mat mendjen… por dëshira është me ja bo fëmijëve një dhomë, mos me i pengu që të studiojnë. Vetëm tek Zoti e gjej forcën, ai m’jep forc e disi ja dalim. Një vëlla m’u ka mbyt në bunar… aty po, aty me duart e mia kam dash me u hedh prej bunarit posht…

Por pavarësisht luftës së përditshme, kryefamiljari nuk është dorëzuar. Pak e nga pak dhe ja ka nisur të vërë themelet për shtëpinë. Shumë miq e kanë ndihmuar, por veçanërisht, një gjerman thotë Isufi, që as emrin nuk ja di.

Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” komunikoi me shtetasin gjerman. Gerhard Nottbeck quhet bamirësi që ka ndihmuar me të holla familjen Isufi. Gerhard thotë se e ndjeu të nevojshme që ta ndihmonte familjen kur rasti ju prezantua nga miku i tij shqiptar.

Por surpriza e këtij gjermani për familjen nga Kosova nuk mbaroi me kaq. Ndiqeni klipin.