Shkuan të parët në aksidentin me 10 viktima, ja se çfarë rrëfejnë zjarrfikësit kroatë

 Shkuan të parët në aksidentin me 10 viktima, ja se çfarë rrëfejnë zjarrfikësit kroatë

“Nuk ka asgjë që mund t’ju përgatisë për këtë tragjedi”

Kështu u shpreh komandati i ndërmarrjes së shërbimeve publike në Sllavonski Brod, Ivan Vuleta, i cili së bashku me zv.komandatin Mario Tonçek, treguan se me çfarë u përballën kur shkuan në autostradën A3, atje ku autobusi dykatësh me targa të Kosovës, ishte përmbysur.

Dy zjarrfikësit kanë folur për televizionin kroat RTL.hr e kanë treguar se përpara tyre ishte një skenë tmerri, njerëz që bërtisnin, e qanin. (Për të gjetur prononcimin në video klikoni këtu)

“Raporti i parë ishte se një autobus që kishte dal jashtë autostradës po digjej, por kur arritëm në vendngjarje pamë se një zjarr i vogël aty ishte shuar vetë… gjetëm një skenë të merrshme, shumë njerëz të plagosur e shumë të vdekur. Ekipet tona erdhën shpejt dhe nisëm të nxjerrim pasagjerët që kishin mbetur brenda në autobus. Më tutje nisi puna për të nxjerrë pasagjerët që kishin ngecur. Skenat atje ishin të rënda, ato janë trauma të rënda, si për udhëtarin ashtu edhe për ekipet e shpëtimit. Asgjë nuk mund t’ju përgatisë për skena të tilla. Nuk mbaj mend një aksident kaq të madh me kaq shumë fatalitete dhe lëndime”.-tha Tonçek

Ndërkohë Ivan Vuleta, drejtuesi i zjarrfikësve u shpreh se një aksident si ai i djeshmi, mund të lërë me trauma dhe ekipet shpëtuese.

“Do të ishte mirë nëse do të kishte një shërbim që do të reagonte menjëherë pas ngjarjeve të tilla, të cilat do të vinin, do të bënin gjithçka të nevojshme me të gjitha shërbimet e urgjencës, është një situatë stresuese dhe ndihma e tillë do të ishte e dobishme”.