Shpenzon paratë e pensionit për të ushqyer të varfrit e qytetit

 Shpenzon paratë e pensionit për të ushqyer të varfrit e qytetit

Foto e mësipërme është një histori që flet për një burrë me zemër të madhe. Një ditë po fotografonte ndërtesa të godinave të vjetra në qytetin e tij (Dublin). Në njërën prej tyre pa disa të pastrehë që ishin shtrirë aty pranë dhe po flinin.

Që nga ajo kohë, ai nisi të interesohet për të pamundurit. Ky zotëri quhet Brian Birket dhe historia e tij u bë virale (në vitin 2017) për shkak të zemërgjerësisë së tij.

Shumë media e morën në intervistë në 2017, e madje xhiruan dhe sesi ai gatuante 50 vakte për njerëzit në nevojë, për çdo të hënë.

65 vjeçari, një punëtor i thjeshtë i dalë në pension, kishte këto fjalë.

“U bëra mjaft kurioz për të zbuluar sesa njerëz jetonin në rrugë. U mundova të lexoj diçka. Më pas nisa të shkoj tek një shoqatë që ndihmon të varfrit e të pastrehët. Fillimisht dërgoja sanduiçë, por më pas mendova të bëja vakte ushqimore”-tha ai në një intervistë për median e huaj.

Brian përbërësit ushqimorë i blinte me paratë e tij. Gjesti i tij fisnik u mësua krejt papritur, kur në rrjetet sociale u publikua foto e burrit teksa bënte gati ushqimet për t’i shpërndarë.