Shpresë për Tuanën, e ëma: Në Shqipëri vajzës ia kishin shpuar të gjitha venat

 Shpresë për Tuanën, e ëma: Në Shqipëri vajzës ia kishin shpuar të gjitha venat

Në një lidhje direkte nga spitali në Xhenova e ëma e Tuanas dha lajmin e mirë në studio se vajza është në terapi dhe duhen 6 muaj të rikuperohet sipas mjekëve.

“Jam shumë e emocionuar, ka shpresë për jetën,ju falenderoj nga zemra ju, gjithë shqiptarët, na kanë qëndruar shumë pranë, qoftë edhe me lutje, jam shumë e emocionuar në këto momente. Këtu na kanë pritur shumë mirë, nuk kam fjalë, tek pjesa e suportit.

Tuana bëri një ndërhyrje tek qafa, ajo nuk kishte më vena dhe bëri një operacion për këtë, mjeket më kanë përqafuar. Duartrokitën dhe ishin të gjitha tek koka e vajzës. Suport shumë i madh shpirtëror. Kushtet këtu janë marramendëse nuk na mungon asgjë. Në Shqipëri nuk ia gjenin dot grupin e gjakut, këtu ia gjetën. Kur nuk e ke në dorë t’i japësh gjak fëmijës tënd, nuk e di, terapia do të zgjasë 6 muaj. Tuana do të bëhet mirë…