Shqipëri, Kosovë e Maqedoni! “Firdeus” në ndihmë të shqiptarëve nevojtarë

 Shqipëri, Kosovë e Maqedoni! “Firdeus” në ndihmë të shqiptarëve nevojtarë

“Ne në këtë muaj të madhërueshëm të Ramazanit, nuk kemi harruar ato që kanë nevojë për ushqime.”

Kështu u shpreh Elvis Naçi i cili lajmëroi mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit “Shqiptarët për Shqiptrët”, se qindra pako ushqimore janë dorëzuar dhe do të vijojnë të dorëzohen pranë atyre shqiptarëve nevojtarë.

Fondacioni “Firdeus” jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore për nevojtarët. Pamjet mund t’i shihni në këtë klip të shkurtër.

“Ne në këtë muaj të madhërueshëm të Ramazanit, nuk kemi harruar ato që kanë nevojë për ushqime. Për këtë arsye, fondacioni Firdeus jo vetëm në Shqipëri, por në Kosovë e Maqedoni kanë shpërndarë, e ne do t’i shpalosim gjatë javës në rrjetet sociale… sepse shpërndarja e ushqimeve, duhet të jetë në tryezën e shqiptarëve që kanë nevojë.”-tha në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” Elvis Naçi.