Shqipëria ‘mbulohet’ në dëborë

 Shqipëria ‘mbulohet’ në dëborë

Ashtu si ditën e djeshme, këtë të dielë në pjesën dërrmuese të territorit të Shqipërisë, bora ka mbuluar gjithçka.

Pamje të rralla vijnë nga kryeqyteti i vendit, ku borë kishte thuajse 4 vite që nuk binte. Këtë të dielë, i gjithë qyteti është i bardhë.

Tirane
Tirane, e diel
Tirane, ngricat pushtojne bulevardin kryesor
Tirane, makinat ‘vishen’ me debore
Tirane

Dëbora ka rënë në mbrëmje edhe në plazhin e Durrësit, duke dhuruar pamje të pazakonta

Durres, bregdeti dje ne darke
Durres, plazh
Porti, Durres

Qarkullimi rrugor

Reshjet e shumta të dëborës nga ana tjetër kanë shkaktuar problematika të theksuara në akset kombëtare dhe në rrugët e qyteteve. Në qarkun e Elbasanit të paktën 11 fshatra atje janë bllokuar prej dëborës. Qarkullimi i automjeteve nga ana tjetër është bërë i vështirë për shkak të ngricave.

Në qarkun Lezhë po ashtu ka problematika në kalimin e akseve rrugore për shkak të ngricave, pavarësisht se reshjet e dëborës kanë pushuar në mesnatë.

Në Krujë dhe Fushë Krujë janë bllokuar dhjetëra familje për shkak të trashësisë së dëborës, e cila në disa zona është pranë nivelit 1 metër. Shumë akse rrugore janë bërë të pakalueshme ose vetëm përmes zinxhirëve.

Aksi rrugor Peshkopi- Tiranë po ashtu është i kalueshëm me zinxhirë, ndërsa rruga Peshkopi- Kukës kalohet deri në Kalanë e Dodës, pasi më tutje qarkullimi është bllokuar për shkak të erës së fortë.

Mbrëmjen e djeshme pati vështirësi të mëdha në kalimin e rrugës Milot- Lezhë. Një kolonë e gjatë me makina e kamionë u bllokua për shkak të reshjeve masive të dëborës dhe errës, e cila pamundësoi për orë të tëra lëvizjen e makinave.

Milot- Lezhe. Njerezit te bllokuar ne trafik per mese 4 ore kerkojne ndihme

Ndërkohë aeroporti i Tiranës dhe portet në vend kanë ndaluar punën për shkak të stuhive e reshjeve të dëborës.

Rinas

Informacion i autoriteteve për gjendjen e rrugëve

Gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.Aksi është i kalushëm, përvecse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku.Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.Me konkretisht, situata paraqitet:

RAJONI VERIOR

Akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

RAJONI QENDROR

-Qarkullohen me zixhirë akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.

RAJONI JUGOR

Qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë.Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Si parashikohet moti

Sipas meteoalb edhe për këtë të dielë moti do të vijojë të mbetet në temperatura mjaft të ulëta.

“Dita nis me vranesira te dendura dhe reshje debore ne pjesen me te madhe te shqiperise. Por duke ju afruar mesdites moti kthjellohet ne zonat perendimore dhe gradualisht kthjellimet do te perfshijne gjithe vendin. Edhe nata vijon ne kushtet e motit te kthjellet.

Tirane

Temperaturat e ajrit ulen sërisht me 6 grade në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -15°C deri në 4°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.”-njofton meteoalb.