Shqiptarët bëhen bashkë për 2 vjeçaren me tumor, Elvis Naçi jep lajmin e mirë për Elifin

 Shqiptarët bëhen bashkë për 2 vjeçaren me tumor, Elvis Naçi jep lajmin e mirë për Elifin

Elifi vetëm dy vjeç vuan nga tumori cerebral. E mitura është duke marrë trajtim të specializuar pranë spitalit pediatrik në QSUT, por shpëtimi i saj sipas mjekësve duhet urgjentisht të kryhet jashtë vendit. Vajza ka kryer dy ndërhyrje në vend por shpresat e mëdha janë vetëm në Turqi. Familja Hasanaga jeton në Tiranë. Mjekët i kanë se nëse vajza nuk operohet rrezikon të humbasë shikimin dhe madje mund të humbë edhe jetën.

Operacioni i ndërhyrjes për tumorin cerebral kushton 20.000 euro. Në rast se paratë nuk do mblidheshin në kohë, gjithçka do të ishte vonë për Elifin. Qindra qytetarë shqiptarë dhe anembanë botës, pa shumë bujë e fjalë dhuruan para për shërimin e foshnjës dhe treguan një shembull të jashtëzakonshëm të solidaritetit njerëzor. Elvis Naçi ka shkuar personalisht tek Pediatria e QSUT-së ku është shtruar Elifi për t’i dhënë të ëmës dhe gjyshes së saj lajmin e mirë se paratë janë mbledhur dhe se shumë shpejt vajza e diagnostikuar me tumor në kokë do niset drejt Turqisë për të kryer ndërhyrjen.

“Kam ardhur të të jap lajmin e mirë se lekët për Elifin janë mbledhur, do ta nisim sa më shpejt se nuk pret puna, asnjë sekondë më nuk do vonohemi, do ketë jetë të gjatë, nesër do ketë familje, do gëzosh prindërit e gjyshërit. Do bëjmë atë që është më e mira për vajzën. Do ta shikojmë të shëruar, Zoti para ne prapa!”, -i tha Elvisi të ëmës së Elifit.

Elifi shkoi së bashku me të ëmën në Turqi dhe falë Zotit operimi i saj shkoi mirë. Sot vogëlushja ndodhet në shtëpi me familjen dhe në gjendje të mirë shëndetësore,