Shqiptarët e bëjnë më shtëpi të re, Sonila: Kjo ishte ëndrra ime!

 Shqiptarët e bëjnë më shtëpi të re, Sonila: Kjo ishte ëndrra ime!

“Shqiptarët për shqiptarët” janë rikthyer në banesën e rrënuar të familjes Bego në Maliq.

Elvis Naci edhe pse e kishte të pamundur të ishte vetë prezën dëshironte që vetë mësuesja e Soniles t’i jepte lajmin e mirë familjes Bego.

“Së bashku do të shkojmë diku dhe bashkarisht do ta zbulojmë cfarë do të shikojmë, kemi një surprizë. Është surprizë e vogël nuk është shumë e madhe kjo surpriza”,-thotë mësuese Liza. Bashkarisht shkojnë tek banesa e re. Mësuese Liza i drejtohet Sonilës e cila nuk e ka idenë se cfarë e pret.

“Kjo ishte surpriza, Elvis Naci dhe emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ju kanë blerë një shtëpi, ta gëzoni. Ti Sonila do të jesh e para që do ta hapësh. Urdhëro celsat e shtëpisë. Ta gëzoni, ato janë lotë gëzimi. Shiko sa bukur e kanë kombinuar shtëpinë, keni edhe vendin ku do të bëni detyrat dhe mësimet, i keni tashmë të gjitha kushtet!”,- i thotë mësuese Liza.

Sonila emocionohet sapo shikon shtëpinë e re.” “Shumë faleminderit që na i bëtë jetën më të lumtur, na keni dhënë lumturi. U gëzova shumë mu kthye jeta në një lumturi, sikur jam në përrallë, më pëlqeu shumë çdo dhomë”,-tha vajza.