Shqiptarët i bashkohen misionit të Izet Onuzit, pajisen me proteza mbi 10 të pamundur

 Shqiptarët i bashkohen misionit të Izet Onuzit, pajisen me proteza mbi 10 të pamundur

Javën e shkuar ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ rrëfeu historinë e Izet Onuzit, burrit që përpos fatkeqësive të mëdha kurrë nuk ishte dorëzuar.

Izeti humbi 26 vite më parë të katërta gjymtyrët në një aksident të rëndë, por pavarësisht kësaj, ai mbeti besimplotë në vullnetin e besimin e tij.

Sot, mëse dy dekdaga më vonë, Izeti ndihmon njerëz që kanë kaluar të njëjtën fatkeqësi si ai përmes një qendre që ka hapur dhe vënë në shërbim për personat me aftësi të kufizuara.

Izeti apeloi përmes emisionit të shqiptarëve, që kushdo që kishte mundësi, të mund të kontribuonte për ta ndihmuar në misionin për t’i shërbyer shqiptarëve në nevojë.

Një javë ka kaluar dhe historia e Izetit prekur qindra shqiptarë. Përmes emisionit, u bë e mundur të arrihej një shumë e konsiderueshme parash për të blerë materialet baze për patericat, aq shumë të nevojshme për personat që kurohen falas në qendrën e Izetit.

Për më shumë ndiqni videon