Shqiptarët i kthejnë shpresën babait të paralizuar nga Gramshi

 Shqiptarët  i kthejnë shpresën babait të paralizuar nga Gramshi

Emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24” është rikthyer tek Virioni, djali i paralizuar në Gramsh, i cili rrëfeu të premten e kaluar historinë e bukur të dashurisë me atë që sot është bashkëshortja e tij.

Pas rrëzimit nga pema shumë vite më parë, Virioni nuk do të mund të ecte dot më. Fati e lidhi me vajzën që do ta dashuronte edhe në ato kushte, e më pas do t’i dhuronte atë që ai kurrë nuk e shpresonte dot më: një djalë të bukur, Odisenë.

Virioni përtej gjithë peripecive që kish kaluar në jetë, tregoi në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24” se dhe aktualisht ndodhet në një hall të madh. Në 15 prill do t’i duhej të lëshonte banesën me qira ku jetonte me familjen e tij, dhe se rrezikonte që të mbetej në rrugë të madhe.

Ai bënte thirrje për ndihmë.

Ashtu siç kishte premtuar nga studioja e shqiptarëve, Elvis Naçi tha se do bënte gjithçka që familja të sistemohej në një banesë më qira.

Virioni, Rozana edhe Odisea i vogël, e kanë tashmë një banesë me hapësirë të mjaftueshme për ta. Odisesë i pëlqen shtëpia e re.

“Faleminderit emisionit, Elvis Nacit, Sidrit Bejlerit dhe gjithë shqiptarëve që kontribuuan të hyja në shtëpinë e re”, thotë Virioni njëzëri me gruan dhe djalin e vogël.

Shqiptarët edhe këtë herë u kujdesen që kjo histori mos mbetej pa një mbyllje të bukur. Familja e Virionit tashmë ka hyrë në shtëpinë me qira, për të cilën kishin aq shumë nevojë.