Shqiptarët lumturojnë familjen Misku, u dhurojnë shtëpi të re
Familja Misku kishte mbetur në mëshirë të fatit, brenda katër mureve, që përveç trupit të ftohnin edhe shpirtin. Banesa e tyre një katëshe ishte e rrënuar.
Muret, të çara me myk dhe lagështirë. Tavani nuk mbahej më nga pesha e kohës, mungonte kuzhina dhe sendet e tjera të domosdoshme, soba nxirrte më shumë tym sesa ngrohte. Në këto kushte të vështira banonte familja Misku prej një dekade.
Por historia e tyre preku shumë shqiptarë bujarë. Pas vizitës në kalanë e Krujës, Pamela kishte një merak pas gjithë asaj ditë të bukur që kaloi. Ajo duhet të kthehej në shtëpinë që nuk është e saj, për më tepër çatia mund të shembej nga çasti në çast.
Elvis Naçi pasi u rikthye në banesën e vjetër të familjes Misku u dha lajmin që do u ndryshojë përgjithmonë jetën.
Elvisi i jep një kuti Pamelës: merre këtë por mos e hap deri sa të them unë, do nisemi diku se këtu nuk qëndrohet dot asnjë minutë më tepër.
Rrugës takohen me Sidritin i cili pyet Pamelën për kutinë. “Kemi një surprizë të madhe, do ta kuptosh së shpejti”
Elvisi: Pamela tani hap kutinë, është koha!
Pasi familja shikon shtëpinë e re Elvisi u jep një tjetër lajm të mirë. Për më tepër familjes i është lidhur një pension mujor nga një familje. Elvisi u dorëzoi në dorë çelësat e banesës së re. Ndiqni në klip emocionet e familjes.