Shqiptarët u bënë bashkë dhe mblodhën 450 mijë euro, ndërron jetë 21 vjeçari Emro

 Shqiptarët u bënë bashkë dhe mblodhën 450 mijë euro, ndërron jetë 21 vjeçari Emro

Ditën e sotme ka ndërruar jetë 21 vjeçari nga Ulqini, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.

Shqiptarët kudo në botë u bënë bashkë për Emron dhe mblodhën 450 mijë euro që ai të kryente terapitë në Gjermani.

Por fatkeqësisht 21 vjeçari nuk ka mundur t’ia dalë dot, pavarësisht trajtimit dhe mbështetjes së tyre.

Lajmin e hidhur e ka dhënë bamirësi Ilir Hoxholli përmes një statusi në ‘Facebook’, ku i lutet zotit që ta mëshirojë.

‘Emro e mbylli jeten e kesaj bote por lusim Zotin e Gjithesise ta fali, meshiroje dhe ta dergoje ne Xhenet ne boten tjeter. Amin!’, shkruan bamirësi.

67165053_402170137090524_3489474157052166144_n_copy_copy_copy.jpg