Shqiptari mban traktorin e të atit në dhomë: Na rriti me të, për mua është e çmueshme

 Shqiptari mban traktorin e të atit në dhomë: Na rriti me të, për mua është e çmueshme

Jeton mes vendlindjes së tij në fshatin Dobërçan e në Zvicër, por zemrën e ka sigurisht në tokën ku lindi dhe u rrit me familjen.

Ky është Haki Abdyli dhe respekti ndaj të atit të ndjerë, është një gjë e vyer për këtë burrë. Aq i vyer është kujtimi për babain, saqë Hakiu ka vendosur që të fusë në dhomën e ndenjes traktorin me të cilin i ati ka punuar.

Në një intervistë për ATV, Hakiu thotë se pikërisht me këtë traktor 45 vjeçar, i ati ka rritur 7 fëmijë.

“Pas vdekjes së tij, kam vendosur që me familjen, ta kem sy apo shenjë të babës, që na ka rrit 7 fëmijë… ta mbaj këtë traktor. Me këtë na ka rrit e për respekt të tij, vendosa ta fus në shtëpi, aty ku jetoj unë të rrijë dhe ky traktor për respekt ndaj prindërve. Unë vetë kam punuar me këtë traktor, duke ndihmuar babain… për mua është diçka e çmueshme.”-thotë Hakiu.