Shtëpi e re për familjen nga Kosova, Elvisi tregon historinë e pabesueshme

 Shtëpi e re për familjen nga Kosova, Elvisi tregon historinë e pabesueshme

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në Zagreb të Kroacisë. Shkuam pas kërkesës së shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Zagreb por edhe për të takuar miqtë tanë që kemi takuar gjatë emisionit.

Nën moderimin e Elvis Naçit çuam tek ta një copëz Shqipërie. “Shqiptaret për Shqiptarët”, po zhvillojnë këtë të premte me bashkëkombasit puntatën e radhës të emisionit me një mision.

Historinë e protagonistit e tregon Elvisi. Është kaq e pabesueshme por edhe një rastësi mjaft e çuditshme.

Rrëfimi i Elvisit se çfarë ndodhi në Kosovë:

Sot do të jemi në trojet shqiptare, në Kosovë, tek shqiptarët e Maqedonisë në Shkup dhe në Shqipëri por edhe këtu në Zagreb. Ky emision ka në themelet e tij bamirësinë dhe shqiptarinë. Duam të bashkojmë trojet shqiptare. Ne ju duam shumë. Zemra e këtij emisioni jeni ju! Lotët dhe lutjet tuaja jonë më e madhe dhe suksesi jonë.

E ke menduar ndonjëherë se mund të të ndryshoje jeta brenda një minuti? Rastet janë te pabesueshme ndonjëherë në këtë emision. Ne ishim ne Kosove, është për tu çuditur dhe kishim ndërtuar një shtëpi për nje familje atje, shkuam për t’ia dhuruar. Mbasi ia dhurojmë kisha shkuar për të takuar një mik, dikush na erdhi për një foto. Djalit i ra telefoni, dhe unë e pashe fytyra e tij ndryshoi . Ai e mbylli telefonin tha po largohem. Kur ne morëm vesh qe ky djali kishte punuar tek shtëpia e djegur që emisioni kishte marrë përsipër t’ia rindërtonte. Djalin e lajmërojnë nisu shpejte se të është shkumbuar banesa dhe është ne flake. Kështu i ndodhi edhe këtij djalit. Ai nuk e dinte këtë qe a do të ishte dikush qe do ta përkrahte dhe do ta ndihmonte. Ne vendosem te bënim diçka ata kishin tre fëmije, edhe lodrat i ishin djegur.

Ai djalë punonte për pak para. Atë nate familja ishte ne Prishtine, nuk ishin ne banese dhe nuk u lënduan fatmirësisht.

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në në fshatin Godanc të Drenasit në Kosovë. Banesën e familjes Mehmeti e ka shkrumbuar rryma elektrike. Kjo është tragjedia e dytë për këtë familje pasi banesa u është djegur për të dytën herë. Hera e parë ishte gjatë luftës.

Ramadan Mehmeti, kryefamiljari mezi i gjen fjalët kur flet për hallet që i kanë rënë tani. Fëmijët i ka sistemuar tek i vëllai i tij. Ai tregon sesi e lajmëruan për kur iu dogj banesa.

“Në fillim të shkurtit, më lajmëruan. Nuk shpëtoi asnjë send. E kam ndërtuar me shumë sakrifica. Gruaja e ka përjetuar shumë keq kur na ndodhi. Kam tre fëmijë, as punë nuk ka për ta rindërtuar. U bëj thirrje shqiptarëve për të na ndihmuar.”

Për fat të mirë nga flakët nuk ka të lënduar. Por flakët shkrumbuan gjithçka, librat rrobat dhe lodrat e fëmijëve.

Fëmijët mezi i mbajnë lotët kur tregojnë sesi e gjetën shtëpinë në flakë “ Na janë djegur sendet, librat e shkollës dhe rrobat. Nuk dimë tani. Motra është mërzitur se i janë djegur fustanet me lule” thotë vogëlushi. Sado që do të duket e fortë para fëmijëve, Zejnepja në lot rrëmon mes sendeve për të gjetur ato që shpëtuan nga zjarri i madh.

“Më vjen zor të kërkoj ndihmë, por kur s’ke…Na kanë ndihmuar me rroba, me ushqime, me pak para. Pa asnjë jemi, është ftohtë…shpresë nuk na kanë dhëne as komuna, askush. Ky ishte fati, nuk dimë çfarë të bëjmë tani. Kam shpresë tek Zoti. Tek njerëzit, kush ka mundësi të na ndihmojë…se di, vështirë duket” thotë Zejnepja duke u mbytur nga lotët.

Ramadan Mehmeti tashmë prej muajit shkurt është strehuar tek i vëllai i tij. Të dy familjet janë ngushtë në shtëpi. Elvisi ka shkuar për të takuar familjen Mehmeti. Fëmijët u gëzuan nga dhuratat e vizitorëve.