Shtëpinë e ka kthyer në “depo”, gruaja që ia dedikon kohën lumturimit të të tjerëve

 Shtëpinë e ka kthyer në “depo”, gruaja që ia dedikon kohën lumturimit të të tjerëve

Kjo grua quhet Suzan. Ndihmon me sa të mundet njerëzit në komunitetin e saj. Shtëpia e Suzan është kthyer në një depo të madhe. Njerëzit dhurojnë rroba apo sende që nuk i përdorin më dhe Suzan i mbledh në banesën e saj. Prej të paktën tre vitesh, ajo më tutje organizon një ‘panair’ në oborrin e shtëpisë.

Të gjitha paratë e mbledhura më tutje, shkojnë për të ndihmuar njerëzit. Sivjet ‘panairi’ arriti të mbledhë më shumë se 12 mijë dollarë, para të cilat Suzan i shfrytëzon për të lumturuar fëmijë, njerëz në nevojë apo të moshuar.

Në të shkuarën kjo grua ka blerë ushqime për infermieret e spitalit, ka blerë lule për varret e veteranëve të luftës, ka bërë dhurata për fëmijët në fund të vitit e madje ka organizuar dhe festa për të moshuarit.

Apo si rasti i kësaj vajze, familja e të cilës nuk kishte mundësi për t’i blerë një fustan e këpucë për festën e shkollës.

Me të mësuar për rastin, Suzan shoqëroi adoleshenten për t’i blerë të gjitha veshjet e nevojshme.

“Më ka bërë një njeri shumë më të lumtur”-tregoi për median gruaja.

Për të shikuar videon, klikoni KËTU