Shtohen rastet e ‘gripit të verës’ në Shqipëri, mjekët: Simptomat ngatërrohen me ato të Covid

 Shtohen rastet e ‘gripit të verës’ në Shqipëri, mjekët: Simptomat ngatërrohen me ato të Covid

Prej mëse një muaji në Shqipëri, janë shtuar rastet e virozave të stinës, që për shumë qytetarë mund të ketë sjellë shqetësimin se janë infektuar prej Covid.

Sipas mjekëve, ‘gripi i verës’ i ngjan në simptoma Covid, por qytetarët nuk duhen shqetësuar menjëherë pasi numri i infektimeve të reja me koronavirus, ka rënë ndjeshëm në Shqipëri.

Statistikisht, shumica dërrmuese e rasteve që paraqiten tek doktori, janë prekur nga gripi i verës.

Gripi i verës ngatërrohet me Covid. Që kur filluan te rriten temperaturat, kemi vënë re që ka pasur ndryshim në shëndetin e tyre me këto simptoma gripale apo virusale të verës. Kam mbi dy muaj qe nuk kam asnjë rast pozitiv. Të gjithë negativ”-thotë mjekja patologe, në prononcim për median.

Por si janë simptomat e ‘gripit të verës’ dhe sa zgjasin?

“Dhe simptomat e gripit të verës janë rrufë temp dhimbje fyti, koke. Dobësitë e përgjithshme trupore. Të njëjtat me simptomat e Covid. Ethet disa ditore zgjasin vetëm disa ditë. 2-5 ditë”-tregon mjekja.

Për të kuptuar diferencën, mbetet gjithmonë mundësia për kryerjen e një tamponi, pavarësisht se mesatarja e infektimeve ditore në Shqipëri këto javë, ka qenë afro 4 të infektuar në ditë me Covid.