Si ndihmoi Messi në gjetjen e 50 mijë vaksinave për futbollistët e Amerikës Latine

 Si ndihmoi Messi në gjetjen e 50 mijë vaksinave për futbollistët e Amerikës Latine

Tre bluza me firmën e Lionel Messit, duket se kanë mjaftuar për të gjetur plot 50 mijë vaksina anti- Covid, në mënyrë që të gjithë lojtarët e Amerikës Latine të mund të vaksinohet përpara nisjes në verë të Kupës së Amerikës Latine (Copa America).

Marrëveshja është arritur me firmën farmaceutike kineze Sinovac, ndërsa drejtuesit e kompanisë e kanë shprehur hapur admirimin për gjeniun e futbollit.

Marrëveshja është ndjekur nga Presidenti i Uruguait Luis Lacalle Pou, një vend i cili po përballet me nivele të larta të infektimit me koronavirus. Shumë prej vaksinave do të shkojnë për futbollistët argjentinas