Si po qëllohet me armë shqiponja e malit, simboli ynë kombëtar…

 Si po qëllohet me armë shqiponja e malit, simboli ynë kombëtar…

Disa ditë më parë stafi i Administratës  së Zonave të Mbrojtura (ADZM) gjeti një shqiponjë mali (Aquila chrysaetos) në zonën e Skraparit, e cila ishte qëlluar me çifte dhe dergjej e plagosur, e paaftë për të fluturuar.

Me të bërë grafinë, u pa qartë se në trupin e shqiponjës kishte saçme të një arme gjuetie në disa pjesë.

Pavarësisht se është e ndaluar, prej vitesh gjuetia ndaj këtyre shpendëve vijon e pashqetësuar dhe në hije. Nëse në fillim të viteve 2000, BirdLife International raportonte për 50 deri në 150 çifte të Shqiponjës së Malit, tanimë 20 vite më pas, raportohet për veçse 25-63 të tilla. Pra në dy dekadat e fundit në Shqipëri, vlerësohet që popullsia e këtyre shqiponjave të ketë rënë me të paktën 50%.

E habitshme, po të mendosh, sepse kjo shqiponjë është në fakt simboli ynë kombëtar dhe po rrezikon të zhduket nga Shqipëria. Si mund të quhet vend i shqiponjave, një tokë ku shqiponjat qëllohen me çifte?!

????????? ? ?????, ??????? ??? ????????, ???????? ?? ???? ?????? Pak ditë më parë, stafi i ADZM Berat informoi mbi…

Posted by AOS-Albanian Ornithological Society on Thursday, February 18, 2021