“Ta dinë kush janë shqiptarët” Një shkollë për gjuhën shqipe në zonën e njohur të Athinës

 “Ta dinë kush janë shqiptarët” Një shkollë për gjuhën shqipe në zonën e njohur të Athinës

Një shkollë në gjuhën shqipe u hap disa ditë më parë në zonën e Aspropirgos në Athinë, një vend ku jetojnë shumë shqiptarë.

Mësimi nisi përmes një kursi më 8 janar, me qëllimin e vetëm që t’i mësohet shqipja brezave të rinj të shqiptarëve që kanë lindur e jetojnë në Greqi.

Mësuese Lefteri Metkaj tregoi se për 4 vite ajo u ka mësuar shqip fëmijëve shqiptar në zona të ndryshme të Athinës. Në bashkëpunim me përfaqësuesit shqiptar në Greqi, ajo dëshiron që gjuha shqipe të mësohet kudo në Greqi, si një orvatje për të mos humbur atë element që shqiptarët i ka mbajtur të bashkuar, gjuhën.

Ndërkohë dhe media greke e ka pasqyruar lajmin për hapjen e kurseve të reja në zonën e Aspropirgos në Athinë. Aktualisht atje po mësojnë shqipen dhe historinë e gjuhës rreth 20 nxënës të moshave 7 deri në 13 vjeç.

“Duhet shumë punë nga ne mësuesit e diaspores së Greqise. Kjo nismë le të shtrihet kudo në gjithë Greqinë e të zhvillojme edukimin kombëtar tek këta fëmijë, të mësojnë shqip, të dinë kush janë shqiptarët”, tha mësuese Lefteri Metkaj.