Të birin e humbi në aksident, që nga ajo kohë ky baba mbush gropat në rrugët e qytetit

 Të birin e humbi në aksident, që nga ajo kohë ky baba mbush gropat në rrugët e qytetit

Në vitin 2014 ky burrë që shihni në foton më sipër po ecte me një mjet motorik së bashku me të birin 3 vjeçar dhe të shoqen, kur përpara i doli një gropë.

Frenoi me forcë dhe humbi balancën e mjetit. Për pasojë i biri u rrëzua dhe goditi me kokë në një gur, ndërsa këmbët e të shoqes u shtypën nga një makinë që po lëvizte pikërisht në momentin kur atyre u ndodhi aksidenti.

Në spital djali 3 vjeçar shkoi i vdekur, ndërsa nëna e tij kreu 23 ndërhyrje kirurgjikale. Pas humbjes tragjike të të birit, Manoj Kumar Wadhwa, inxhinier në profesion, i vuri një qëllim vetes. Të mbushte të gjitha gropat që gjente në qytetin e tij në Faridabad (Indi).

Nisi të shohë video për të mësuar sesi të mund të mbyllte gropat dhe që nga ajo kohë ai ka mbuluar gropat që i kanë kapur sytë në rrugë.

Media vendase e ka ndjekur historinë e tij deri në vitin 2020, ku lufta e këtij burri kishte shkuar në dyert e gjykatës me autoritetet dhe kompaninë e rrugës ku ndodhi incidenti tragjik me të birin.