Të martuar prej 64 vitesh, historia emocionale e të moshuarve që mundën së bashku sëmundjen

 Të martuar prej 64 vitesh, historia emocionale e të moshuarve që mundën së bashku sëmundjen

Prej 64 vitesh ndajnë jetën së bashku, në të mirë dhe në të keq. Lea dhe Anxhelo u shtruan në spital më 19 shkurt në Padova të Italisë fqinje. Të dy të prekur nga koronavirusi, të dy bashkëmoshatarë, plot 86 vjeç.

Fillimisht burrë e grua qëndruan në banesën e tyre, por gjendja shëndetësore e të dyve u përkeqësua. U shtrua në të njëjtën dhomë me dy shtretër. Të gjithë mjekët e stafi e quanin ‘dhomën e çifteve’ ambientin ku të moshuarit luftonin me sëmundjen, pasi para tyre kishin qëndruan të paktën 5 çifte të tjera.

Javët kaluan dhe shëndeti i të dyve u përmirësua. Gruaja u shërua e para dhe stafi mjekësor atje i bëri dhuratë.

“Qaj nga gëzimi”-tha e moshuara teksa përqafoi të shoqin. Shumë shpejt të moshuarit do të mund të rikthehen në shtëpi, pasi edhe Anxhelo të negativizohet nga sëmundja. Historia e këtij çifti u pasqyrua në median italiane si një dritë shprese dhe përjetësim i premtimit të dhënë 64 vite më parë nga të dy të moshuarit… “në shëndet e në sëmundje”