Të mbash Ramazan 500 metra nëntokë… historia frymëzuese e minatorëve në Bosnje

 Të mbash Ramazan 500 metra nëntokë… historia frymëzuese e minatorëve në Bosnje

Ky grup burrash po bëhen gati për një ditë të gjatë pune në thellësitë e tokës, në një minierë në qytetin e Zenikës në Bosnje.

AP Photo/Kemal Softic

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ka plot minatorë këtu, që pavarësisht punës së tyre të vështirë, mbajnë agjërimin. Minatorët vishen dhe thërrasin një ashensor që do t’i ulë deri në 500 metra poshtë sipërfaqes së tokës. Kjo është puna e tyre. Në duar minatorët mbajnë një çantë me ushqime.

AP Photo/Kemal Softic
AP Photo/Kemal Softic

Për dikë që nuk do të mbajë agjërimin, është përherë e thjeshtë të gjejë një justifikim. Ne punojmë fort, këtu është vapë, por sërish ne mbajmë agjërimin dhe është Zoti ai që na jep forcën për të përballuar kushtet e vështira”-thotë Salih Doglod, një prej minatorëve.

AP Photo/Kemal Softic

Në këto thellësi të mëdha, askush s’mund të shohë kur perëndon dielli, e këta besimtarë ‘konsultojnë’ orët e tyre, për të gjetur momentin kur mund të prishin agjërimin.

AP Photo/Kemal Softic

Pas ngrënies, vjen një lutje.

Disa prej këtyre minierave në Bosnje janë të vjetra dhe pak të mirëmbajtura. Në vitin 2014, raporton Associated Press, Fuad Hadzic i shpëtoi një shembjeje në minierë. Thotë se ai incident thjesht i forcoi besimin në Zot, pasi nga ajo shembje 33 minatorë u lënduan, ndërsa 5 humbën jetën.

AP Photo/Kemal Softic

“Shpresoj që të mos ndodhë kurrë, por mund të them se ne si njerëz besuam dhe Zoti lart na shpëtoi”-thotë Hadzic.

AP Photo/Kemal Softic

“Unë punoj prej 30 vitesh në këtë minierë dhe me ndihmën e Zotit, kam mundur të mbaj Ramazan çdo vit, nuk e gjej fare të vështirë”-shtoi ai.

AP Photo/Kemal Softic