“Të ndarë në troje, në zemër një”. Historia e familjes Ademi në Kosovë

 “Të ndarë në troje, në zemër një”. Historia e familjes Ademi në Kosovë

“Shqiptarët për shqiptarët” kanë një moto “të ndarë në troje, në zemër një!”
Ky është misioni ynë, kudo që frymon frymë shqiptari ne jemi aty për ta ndihmuar kush është në vështirësi.
Sezonin e kaluar bëmë të lumtur shumë familje shqiptarë në Maqedoni dhe Kosovë. Kemi udhëtuar përsëri drejt Kosovës, kësaj rradhe në Podojeve në fshatin Dobratin për të takuar familjen Ademi.

Në vitin 1998, fshati Dobratin, kishte 180 shtëpi shqiptare me rreth 1900 banorë. Gjatë luftës mes vitit ‘98-99’ fshati u sulmua disa herë nga forcat serbe. Si pasojë u dogjën më se 152 shtëpi. U dogjën dyqane, shkolla, ambulanca, si dhe xhamia e ndërtuar në vitin 1970.

U vranë 14 civilë dhe ranë 5 dëshmorë gjatë luftimeve. Një pjesë e popullsisë u dëbua në Maqedoni, kryesisht në kampin e Çegranit,në muajit prill – maj 1999.

Me rikthimin e popullsise ne trojet e tyre, ne fshat bien ne sy shtepite e reja të ndërtuara së fundmi, jo me pak sakrifica të ndihmuar nga emigrantet, sepse fshati nuk te jep shumë mundësi. “Shqiptarët për shqiptarët” janë ndalur në banesën e Gentit, 18 vjeç. Ai është i sëmurë më epilepsi.

Genti nuk flet, as nuk mundet te na thote mirëseerdhet , por sytë e tij flasin më shume se c’mund të thontë me gojën e tij.

Prej vitesh babai i 3 fëmijëve endet duke kërkuar punë krahu. E sado sfilitese përballja vjen me burreri. Kurre nuk ankohet.
Ne shtëpinë ku janë rikthyer, vitet e luftës kanë lënë shenjen e tyre. Në syte e zonjës së shtëpisë, është e pranishme frika nga risqet qe mund te sjellë jetesa në një shtëpi thuajse te pabanueshme. Endrra e familjes është të kenë një dhome studimi për dy fëmijët e vegjël. Ata janë fëmijë të zgjuar dhe në mësime shkëlqejnë.

Motra dhe vellai i Gentit kanë vetëm një ëndërr. Dëshirojnë që shëndeti i vëllait të tyre të përmirësohet.
Më i vogli i familjes është Endriti. Nxënës i klasës së 7-të me rezultate të shkelqyera.

Kur te rritet dëshiron të ndihmojë ata që janë në vështirësi, ndersa tani ka vetem nje deshire. Te kete një dhome ku të studjojë. Isuf Ademi me shumë sakrifica ka arritur të nisë një shtëpi të re. Sigurisht është me kontributin e miqve te tij. Po me ndihmen e shqiptareve vallë a do ta realizoje ëndrren që me 28 nëntor ta gezojë shtëpine e re?!