Të ‘pengosh’ përmbytjet me batanije

 Të ‘pengosh’ përmbytjet me batanije

Reshjet e shumta të ditës së djeshme kanë përmbytur një sërë vendesh në Shqipëri, nga veriu në jug të vendit.

Të përmbytur janë zgjuar dhe banorët e fshatit Nartë në Vlorë. Uji u ka vërshuar në banesa në një nivel prej rreth 30 cm. Dëmet kanë qenë të konsiderueshme. Ky banor është munduar që me mjete rrethanore të ndalojë ujin, por më kot.

“Është  e dyta herë gjatë natës sot u shtua në mëngjes ishte 25 cm. Dërrasa janë dëmtuar pllakat po shkërmoqën. Mobiliet morën ujin lart. S’kemi si ta largojmë ujin. Pa gjumë tërë natën.”-tha ai në një prononcim për abc.

Edhe të tjerë banorë thonë se kjo ndodh për shkak të mbylljes së një kanali.

“Shtëpia është mbytur e heq uji djalin me pompë. Gjithë plaçka në ujë dhe bahçja është plot ujë. “

“Është ngritur mbi 40 pont nga radha e parë. E kanë mbyllur kanalin e vogël që ka qenë dikur për kullimin. Ta hapin. Edhe një kanal është mbushur me llum dhe kashtë.”

Ndërkohë situata në veri, më konkretisht në qarkun Shkodër, duket edhe më e rëndë. Këtë të premte rezulton të jenë nën ujë të paktën 5300 hektarë tokë.

Më tepër detaje i gjeni këtu