Të pjekësh pica në vullkan! Gjetja e pazakontë që është kthyer në ‘magnet’ për turistët

 Të pjekësh pica në vullkan! Gjetja e pazakontë që është kthyer në ‘magnet’ për turistët

Pamja e mëposhtme i përket vullkanit Pakaja (Pacaya) i cili është “zgjuar” që prej muajit shkurt në Guatemala. E teksa autoritetet janë kujdesur në ruajtjen e komunitetit prej rrezikut të këtij vullkani aktiv, një banor i zonës atje ka bërë një gjetje që sjell për turizëm plot njerëz kuriozë.

Ky është Dejvid Garsia (David Garcia) dhe është kuzhinieri më i pazakontë i picave. 34 vjeçari shërben “Pica Pakaja”, të pjekura pikërisht në gurët e vullkanit.

Në anë të malit të vullkanit janë grumbulluar mbetjet e ngurtësuara të llavës, të cilat janë kthyer në ‘kuzhinën’ e 34 vjeçarit. Dejvid ka sjellë aty një tavolinë të vogël dhe përbërësit për të përgatitur picat. I riu përdor disa tava që mund të përballojnë temperatura deri në 1 mijë gradë celcius. Njëlloj dhe për veshjen e tij, Dejvid mbath në trup veshje që do e ruajnë nga nxehtësia dhe në këmbë mban një palë çizme ushtarake.

“Solla një ditë një picë dhe mendova ta pjek këtu. U bë gati për 14 minuta. Kur e provova një picë të pjekur në vullkan mendova, pse jo, është një ide e mirë. Mund të ofroj një tjetër atraksion turistik këtu pranë vullkanit, diçka unike.”-tha 34 vjeçari për AFP.