Të shoqin ia mori kanceri, shtëpia po i ‘merr’ frymën! Historia e trishtë e 29 vjeçares

 Të shoqin ia mori kanceri, shtëpia po i ‘merr’ frymën! Historia e trishtë e 29 vjeçares

Në një shtëpi me qira në kombinat të Tiranës, një 29 vjeçare shtyn e vetme të gjitha vështirësitë e jetës. I shoqi i ka ndërruar jetë prej kancerit, teksa ajo ka mbetur e vetme me tre fëmijë të mitur.

Kjo është historia e Megi Selacit, e cila vuan nga astma që prej moshës 7 vjeçare.

Fëmijët e vuajnë shumë mungesën e tij qoftë për një këshillë për një fjalë për një ndihmë. Duke qenë pa prindër as arrita të shkollohem, këtu jemi me qira, këtë arritëm të përballonim. Nuk kam një punë, fëmijët duan libra duan veshje. Shtëpia nuk është e imja është e shkatërruar ka lagështirë, në momentin që unë kam lagështirë unë shkatërrohem, edhe fëmijëve mund tu shfaqet se trashëgohet. Unë vuaj nga astma që shtatë vjeç, mbetëm pa frymë dhe nuk ka ilaç që më qetëson.

Bashkëshorti ndërroi jetë nga kanceri në Gjermani madje edhe kura eksperimentale. As nuk e konceptoja dot që ishte e vërtetë. Unë 12 vjeç kam humbur nenën 18 vjeç kam humbur babin tim, ne nuk kishim pasuri por kishim njeri-tjetrin. Duke u kuruar thoshim do ia dalim do të marrim kurat, u përpoqëm për çdo gjë por kështu ishte thënë. Ai vuante për mua thoshte se nuk do ia dilja dot vetë, unë isha vetë e sëmurë, ai mendonte si do ia dilja unë. Unë çdo dimër nga astma shtrohem në spital m debatoj më mjekët më. Ai vetë nuk e pranonte sëmundjen, donte të ikte në punë, kishte një gjallëri unë qaja dhe shkoja fshehurazi. Unë nuk ia zëvendësoj dot fëmijëve figurën e tij. Edhe kur dalin më kërkojnë babain e tyre. Djali e kishte pikën e dobët. Kërkon që të shkojë çdo të shtunë tek varri i tij, unë nuk e kam të lehtë se është në kodër varri, nëse nuk shkon edhe në shkollë ndryshon sjellje djali. Ndonjëherë më thotë se do një shtëpi pranë varrezave. Edhe fëmijët i ka marrë malli për babain e tyre. Ka shumë gjëra që nuk ua plotësoj dot, unë nuk kam kur të kthehem, kam momente që lodhem dhe dorëzohem, po prapë më duhet ta gjej forcën, u them fëmijëve që të bëhen të zotët e vetes. Këtë Ramazan jemi lutur ata luten të kenë një shtëpi të bukur. Unë besoj me gjithë lutjet që kemi bërë dhe me shpresën që kanë uroj të kemi një shtëpi të ngrohtë që mos të kemi më sëmundje”,-thotë Megi.

Emisioni shqiptarët për shqiptarët e ndoqi rastin e 29 vjeçares dhe i dha një lajm të mirë.

“ Pasi ndoqa me vëmendje historinë tënde vura re se shumë donatorë të rinj kanë kërkuar numrin e llogarisë për të të ndihmuar, se ne kemi edhe donatorët besnik që janë të përhershëm që dhurojnë gjithmonë. Pashë shumë donacione të vogla nga 5 euro nga 20 euro dhe jam e bindur që ke prekur shumë zemra, ti ke prekur shumë njerëz me emocionin që ke përcjellur”,- i tha Fatma Megit.

“Unë ju ndoqa të martën dhe kishte shumë donacione, më kanë kontaktuar ditë e natë nga të gjitha vendet, madje ishte një vajzë që tha se kishe dinjitet dhe më tha forca. Kur mblidhen shqiptarët bëhet mrekulli. Jam mahnitur”,-u shpreh Megi.

“Eja shikojmë tani se mos kemi ndonjë surprizë tjetër rrugës, do bëjmë një xhiro me makinë. Ta hapim këtë derën tani”,-u thotë Meri fëmijëve.

“ Kjo është e juaja, ta gëzoni. Ju keni mbështetjen e gjithë shqiptarëve timen dhe të Merit personalisht. Ti nuk je më vetëm”,-u thotë Fatma fëmijëve.