Të torturuara nga serbet në jetimore, vajzat behën me shtëpi

 Të torturuara nga serbet në jetimore, vajzat behën me shtëpi

Historia e dy vajzave jetime, që u adoptuan pastaj mbetën në mes të katër rrugëve preku çdo zemër që dëgjoi historinë e tyre. Edhe pse në moshë madhorë, makthet dhe traumat që kanë kaluar pas keqtrajtimit nga mësueset serbe edhe sot u prishin gjumin. Solidarizimi nuk mungoi. Elvisi dhe Fatma shkuan i takuan për tu thënë fjalë të ngrohta.

“Shpresojmë që ato ditë të vështira ti përkasin së kaluarës. Ato që i bëjnë keq shqiptareve, u mbetet edhe turpi. Sot ka ardhur dita që të jemi bashkë, ditët e vështira do kthehen në ditë të lumtura. Dielli në mëngjes shndërrit. Eja të shkojmë bashkë diku” u thotë Elvisi vajzave.

Është Fatma Naçi ajo që i dorëzon çelsin e apratamentit “Kemi një surprizë për ju” Vetëm para një ditë ato ishin në rrugë, sot Albina dhe Dafina kanë shtëpinë e re. Një apartament i mobiluar, i bollshëm dhe komod, dhuruar më shumë dashuri nga “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Nuk munguan lotët nga emocionet “ më duket e pabesueshme, është një mrekulli, kjo u realizua kaq shpejtë” thotë Merita, gruaja që i ka ndihmuar vajzat me strehim kur mbeten mes katër rrugëve.

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore në Kosovë Shyhrete Behluli u bëri një surprizë të këndshme vajzave duke i vizituar në banesën e tyre të re. Artistja u solli edhe disa dhurata simbolike duke shprehur solidaritet me vajzat.

“ Ju do të keni një jetë të lumtur tani e tutje, do ti harroni dramat që keni kaluar. Unë e admiroj këtë emision të tillë. Shikoj njerëzit sa humanë janë dhe sa e shtrijnë dorën. Të falënderoj nga zemra dhe ju, lum ju që jeni kështu” iu drejtua Shyhrete Behluli, Elvis Naçit. Dy vajzat Dafina dhe Albina më në fund kanë buzëqeshur.