Tetraplegjiku që i jep një makine garash, përmes një tubi dhe lëvizjeve të kokës

 Tetraplegjiku që i jep një makine garash, përmes një tubi dhe lëvizjeve të kokës

Që prej 21 vitesh ky njeri ka humbur aftësinë për të lëvizur trupin e tij. Duart, këmbët, trupi… janë pjesë që ai nuk i ndien më (tetraplegjik).

E vetmja gjë që mund të lëvizë ky burrë është koka dhe qafa e tij.

Për shumëkënd kjo nuk do të quhej më jetë, por për Semin është e mjaftueshme. Kjo sepse 56 vjeçari e do jetën dhe për më tepër, s’mund të rrijë dot larg makinave.

Pasioni i jetës së tij kanë qenë garat me makina, një pasion që i solli aksidentin në vitin 2000, por një pasion që e shtyn sot e kësaj dite dhe i jep një motiv.

“Garën në vitin 1999 në Las Vegas e fitova. Më pas fatkeqësisht, 4 muaj pas asaj, më ndodhi aksidenti. Isha në pistë me rreth 200 milje në orë dhe godita një mur. Muri nuk lëvizi, ndërsa vertebrat c3 dhe c4 në shtyllën time kurrizore u thyen… kaq mbaj mend”

Pavarësisht kësaj, Semi është pjesë e një ekipi garuesish por edhe vetë një garues. Por si ka mundësi që një tetraplegjik, ti japë makinës?

“Në gojë mbaj një pipë. Nëse fryj tek pipa, atëherë makina merr gaz (shpejtësi), ndërsa kur thith tek pipa, aktivizohen frenat. Kamerat këtu në makinë, lexojmë lëvizjet e helmetës që mbaj në kokë dhe kjo bën që të lëvizin rrotat mjatas djathtas.”-shpjegon Semi, përpara se të niset me një supermakinë të shpejtë (Chevrolet Corvette C8).

Shikoni këtë video, të përcjellë nga BBC