Thirrja e 13-vjeçares së sëmurë me tumor: Më ndihmoni, dua të jetoj!

 Thirrja e 13-vjeçares së sëmurë me tumor: Më ndihmoni, dua të jetoj!

Sjellim në vëmendje historinë e Dajanës në Vlorë. Historinë e saj të dhimbshme “Shqiptarët për shqiptarët” e kanë trajtuar në sezonin e kaluar. Vajza është diagnostikuar me skoliozë. Gjyshja lutet që mbesa të ketë një jete normale. Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” shkoi me urgjence tek vajza pasi masa e saj tumorale dhe skolioza në shtyllën kurrizore po i përkeqësohet çdo ditë. Vajza nuk del dot, e vuan shumë sëmundjen, nuk ka fuqi, nuk del dot as në pushim të orëve të mësimit, lodhet shpejt dhe i merret fryma. Dajana ka vetëm gjyshen që kujdeset për të. Shokët dhe shoqet e klasës bëjnë thirrje për ndihmë. “Më kanë qëndruar pranë në ditët më të vështira” thotë Dajana.