Thirrje dëshpërimi për shqiptarët: Foshnja është 15 ditëshe, i ka ditët e numëruara! Më ndihmoni

 Thirrje dëshpërimi për shqiptarët: Foshnja është 15 ditëshe, i ka ditët e numëruara! Më ndihmoni

Elia nuk e di se ditët në këtë botë i ka të numëruara. S’ka sesi ajo të dijë, jeton në këtë botë prej vetëm 15 ditësh. Familjes Meçani nga Libohova i kanë mbaruar opsionet. 15 ditë pas lindjes së vajzës së tyre, janë përballur me një problem shëndetësor në shpinën e foshnjës së tyre, e quajtur ‘spina bifida aperta’.

E për ta larguar nga vdekja e sigurt foshnjën e tyre, i duhen 40 mijë euro për një operacion që mund të zhvillohet në Gjermani.

Prindërit Eliona dhe Erjoni kanë bërë apel për ndihmë përmes emisionit ‘Shqiptarët për Shqiptarët’. Të dëshpëruar, ato nuk dinë ku të përplasen, pasi e kanë të pamundur të gjejnë një sasi të tillë parash.

Por shqiptarët janë zemërgjerë dhe brenda natës, live, në emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ u grumbulluan 40 mijë euro që familja Meçani të niset drejt Gjermanisë për të operuar foshnjën e tyre.

Foshnja tashmë është mirë dhe në shëndet të plotë. Do të rritet si të gjithë fëmijët e tjerë.