“Titanosaur!” Zbulohen në Australi fosilet e një prej dinosaurëve më të mëdhenj të gjetur ndonjëherë

 “Titanosaur!” Zbulohen në Australi fosilet e një prej dinosaurëve më të mëdhenj të gjetur ndonjëherë

Ky është ‘Kuper’, një specie e re e zbuluar në kontinentin australian. Paleontologët të cilët e kanë emëruar dinosaurin “Australotitan koperensis”, kanë gërmuar në një basen pranë Queensland për vite me radhë për të nxjerrë prej atje të gjithë fosilet.

Rezulton se ‘titanosauri’ është i gjatë sa një ndërtesë dy katëshe (rreth 6 metra) dhe ka një gjatësi trupore të përafërt me një fushë basketbolli (30 metra) nga koka deri tek bishti. ‘Kuper’ ishte një herbivor (ushqehej me bimësi) dhe i ngjan shumë species së brakiosaurëve.

Zbulimi dhe detajet për dinosaurin u bënë publike të hënën, ndërsa ‘Kuper’ rezulton të ketë jetuar rreth 90 milionë vite më parë në Tokë.

Më poshtë gjeni një video të publikuar nga Al Jazeera mbi detajet për dinosaurin