Tjetër ditë e rëndë për Kosovën! 32 jetë të humbura prej Covid, 3 prej tyre në moshë të re

 Tjetër ditë e rëndë për Kosovën! 32 jetë të humbura prej Covid, 3 prej tyre në moshë të re

Një 24 orësh me bilanc të rëndë. Kosova po përballet me një situatë emergjente me përhapjen e Covid e numrin e jetëve të humbura.

Autoritetet njoftuan këtë të enjte se kanë humbur jetën 32 persona, mes të cilëve edhe pacientë në moshë mjaft të re (Shiko tabelën më poshtë).

Janë kryer 13.953 testime dhe pozitiv me Covid kanë rezultuar 1612 persona, duke e çuar numrin e rasteve aktive në 26.524.

Një tjetër detaj me rëndësi është dhe rritja e numrit të të inferktuarve fëmijë (Shiko tabelën më poshtë).

Shumica e të prekurve i përkasin moshave të reja deri në 49 vjeç. Sërish Prishtina është komuna me numrin më të lartë të infektimeve, ndërsa ata që ndërruan jetë më së shumti i përkasin komunës së Pejës (Shiko tabelën më poshtë).

Për më shumë informacion mbi situatën në Kosovë, klikoni këtu:

Si paraqitet gjendja në spitalet e Kosovës

Aktualisht në klinikat e vendit ndodhen për trajtim mjekësor 1.234 pacientë, prej të cilëve 936 janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 69 të sëmurë janë të shtruar në kujdesin intensive.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 115 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 82 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19, 21 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Spitali i Prizrenit, 165 pacientë
Spitali i Gjakovës, 125 pacientë
Spitali i Pejës, 210 pacientë
Spitali i Gjilanit, 138 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 33 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 52 pacientë
Spitali i Ferizajt, 76 pacientë.