Tre arkmorte brenda 7 ditëve, çifti i të moshuarve dhe djali humbin jetën prej sëmundjes

 Tre arkmorte brenda 7 ditëve, çifti i të moshuarve dhe djali humbin jetën prej sëmundjes

Një tragjedi e trefishtë ka ndodhur brenda javës në një familje në Rubik të Shqipërisë.

Burrë e grua dhe djali i tyre 49 vjeçar kanë ndërruar jetë prej koronavirusit brenda harkut kohor të 7 ditëve.

I pari që i dorëzoi shpirtin Krijuesit ishte kryefamiljari 75 vjeçar. Ky i fundit ndërroi jetë në spitalin Covid2 në Tiranë.

Më tutje ndërroi jetë i biri 49 vjeçar, i cili nuk arriti t’i mbijetojë komplikacioneve serioze të ardhura për shkak të virusit.

Dhe në fund tragjedia u përmbyll me largimin nga kjo botë të nënës së 49 vjeçarit, gruas në moshë 73 vjeçare. Ajo u përcoll në banesën e fundit këtë të shtunë, ndërsa i gjithë komuniteti u trishtua thellë nga këto humbje.