Tre ekspozita pikture! Historia e shqiptarit autik, që e ka gjetur veten tek arti

 Tre ekspozita pikture! Historia e shqiptarit autik, që e ka gjetur veten tek arti

Ky djalosh që shihni në foton e mësipërme është veçse 14 vjeç. Pasion, dëshirë dhe kuptim gjen tek piktura e skulptura.

Sirin Leka quhet dhe me origjinë është nga Pogradeci. Prindërit konstatuan çrregullimin e tij në moshën 3 vjeçare dhe që nga ajo kohë i janë gjendur pranë me çfarë të munden. Sirini është i prekur nga autizmi, por mendja e duart e tij janë të çliruara kur fjala vjen tek arti.

“Ne e zbuluam autizmin e tij në moshën tre vjeç e gjysmë. E kemi trajtuar për këtë spektër. Në moshën 7-vjeçare filloi të vizatojë vetë me dorë të lirë dhe aty kuptova që kishte aftësi. Qeramikën ia sugjerova unë dhe e ka shumë për zemër. Ka shitur disa punime dhe kjo e lumturon shumë“, thotë për A2cnn e ëma e Sirinit, Denisa.  

Deri më tani, adoleshenti i ka realizuar 3 ekspozita me piktura apo skulpturë. Sirini është një dëshmi e shembull që tregon qartë se të prekurit me autizëm, janë pjesë aktive e krijuese e shoqërisë ku jetojmë.