Tre fëmijë i vdiqën, flakët i shkatërruan shtëpinë! Çifti i të moshuarve tregon fatkeqësitë

 Tre fëmijë i vdiqën, flakët i shkatërruan shtëpinë! Çifti i të moshuarve tregon fatkeqësitë

Jeta e tyre është ngjitur në një valë që i ka çuar në dyert e shumë fatkeqësive. Fillimisht humbja e fëmijëve. Jo pak, por tre të tillë. Dy djem dhe një vajzë.

Vitet i kanë kaluar me vështirësi, duke punuar të gjithë ditën për bukën e gojës, për të mbajtur fëmijët me ato pak gjëra që kishin. Kjo është historia e Fiqirete Zenelit.

I shoqi i Fiqiretes, Veliu, i ka kushtuar 30 vite të jetës, ndërtimit të një shtëpie të denjë për të jetuar. Njeriu do të jetojë i qetë në shtëpinë e tij, e veçanërisht kur përballë vetes janë shfaqur vuajtjet e varfërisë, stërmundimi i punës.

Por as qetësia e banesës nuk zgjati. Teksa burrë e grua po punonin, zjarri i kishte përpirë shtëpinë. Kur erdhën ata, ishte tepër vonë.

Historia e familjes Zeneli nga një fshat i Lushnjes u përcoll në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”. Të premten që lamë pas, Sidriti e Meri Bejleri shkuan të vizitojnë çiftin e të moshuarve, që tashmë jetojnë në serën ku mbillnin zarzavate.

Fiqiretja i tregon historinë e saj Sidrit e Merit.

“Këtu ku e sheh, këtu kemi fjetur prej 6 muajsh. Babai im kishte 10 fëmijë, por një krahë pune ishte, vetëm. I rriti ati motra e vëllezër e më kujtohet më thoshte do të jetë më mirë moj bijë. Por puna ime më keq shkoi. Nuk kam parë një ditë të bardhë. Fëmijët i kam rritur keq e më keq, herë ngrënë e pa ngrënë. Pa punë kemi qenë”

Punonim për të kursyer, për të rregulluar shtëpinë. Ta sistemonim e të rrinim pak rehat… por ndodhi ajo e madhja pastaj. Kam punuar të gjithë jetën, për vite kam punuar 8 orë për 4 mijë lekë. Për të rregulluar shtëpinë, e pastaj mi mori zjarri të gjitha”-tregon Fiqiretja, ndërsa lotët nuk i pushojnë.

“Nuk kam fjalë, sepse më duket realisht sikur unë kam bërë një gabim që kam shtëpi, sikur kam bërë gabim që fëmijët e mi kanë kushte, e më duket sikur jemi në gabim se kemi kushte më të mira se ju… e gabimi më i madh është se ndoshta se kam vlerësuar aq shumë sa më ka dhënë Zoti.”-tha Sidriti.

“Shyqyr Zoti mi dëgjoi lutjet, i jam lutur përditë e më erdhët ju”-shtoi Fiqiretja

Tani të luajmë e të ikim prej këtu. Shqiptarët nuk kanë zhgënjyer askënd, e s’kanë për t’ju zhgënjyer juve të dyve.”-i thotë Sidriti.