Trupat e 10 viktimave vijnë në Morinë, familjarët nisin të organizojnë ceremonitë mortore

 Trupat e 10 viktimave vijnë në Morinë, familjarët nisin të organizojnë ceremonitë mortore

Trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, tashmë kanë arritur në pikën kufitare të Morinës dhe së shpejti do të hyjnë në territorin e Kosovës për t’u dërguar pranë familjarëve të ndjerët.

Lajmin e mbërritjes së trupave e ka konfirmuar dhe agjencia mortore e cila ka kryer transportimin rrugor nga Kroacia.

Në Morinë janë mbledhur disa qytetarë në shenjë respekti e homazhi për viktimat e tragjedisë së të dielës.

Ndërkohë në shumë familje janë kryer procedurat për të përcjellë në banesën e fundit viktimat. Njëlloj si në rastin e Anjeza Bellanicës, vajzës 18 vjeçare e cila ishte një ndër viktimat e aksidentit.

Varrizimi i Anjezës do të bëhet këtë pasdite në orën 19:00 në fshatin e lindjes, Krushë e Madhe, përcjellin media e Kosovës.

Vullnetarë të grupit “Vullnetarët kërkim – shpëtim” kanë shkuar këtë mëngjes në pikën kufitare për të nderuar me një karafil të bardhë trupat e mërgimtarëve të ndjerë