U aksidentua mbrëmjen e djeshme, shuhet 11 vjeçari shqiptar

 U aksidentua mbrëmjen e djeshme, shuhet 11 vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën Gjirokastër- Kakavijë, ku një 11 vjeçar u shtyp nga një makinë.

I mituri u transportua me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas në atë të traumës në Tiranë. 45 vjeçari që goditi 11 vjeçarin u arrestua nga policia.

“Aksidentoi me mjet një këmbësor, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit. Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos” , ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.”-njoftoi policia.

Fatkeqësisht 11 vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë këtë të mërkurë.

Ende nuk është mësuar zyrtarisht se kush ishte shkaktari i aksidentit, ndërsa incidentet në rrugë vijojnë të marrin jetë të panumërta në Shqipëri.