U buzëqesh fati,familja Pëllumbi zhvendoset në shtëpinë e re

 U buzëqesh fati,familja Pëllumbi zhvendoset në shtëpinë e re

Jeta nuk ka qenë e lehtë për familjen Pëllumbi. Gjysha 69-vjeçare, gruaja dhe katër fëmijët e saj në Zall-Bastar mirëpritën vizitorë në banesë.

Ata janë stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”. Fëmijët morën dhuratat të cilat ua dorëzoi gazetari Ferit Lika. Feriti kishte një lajm të mirë për ta.

“Erdha këtu për tu dorëzuar rrobat, por erdha që t’ju marr me vetë në një supermarket të madh që të merrni atje çfarë të keni dëshirë ju. Do shkojmë të marrim në supermarket edhe rroba të tjera, makinat po na presin, do nisemi të gjithë”, u thotë Feriti.

Mbërrijnë në supermarket. Një person nga stafi i emisionit futet në rol kur takon fëmijët dhe gjyshen “ Fëmijët të marrin diçka nga ana ime, por këtë familje nuk e kam parë në emision. Merrni pa problem çfarë të doni, unë banoj këtu afër, ejani tek banesa ime do jap pije të bisedojmë së bashku”, thotë ai.

Familja nuk e di se shtëpia që sapo kanë mbërritur është në fakt shtëpia e tyre e re. Madje ende në rol stafi po diskuton se duhet të nxitojnë t’i çojnë sërish në fshat fëmijët. Papritur në shtëpi mbërrijnë Fatma dhe Elvis Naçi.

“Ju nuk do ikini në asnjë vend. Ta gëzoni shtëpinë”, u thotë Fatma

“Kjo është shtëpia juaj, ta gëzoni”, thotë Elvisi.