“U sulmuan me granatë doganierët e oficerët e Kosovës” Policia tregon se çfarë ndodhi në Jarinjë

 “U sulmuan me granatë doganierët e oficerët e Kosovës” Policia tregon se çfarë ndodhi në Jarinjë

Në shumë media të Kosovës u raportua pak më parë se një granatë dore u hodh pranë zonës ku qëndrojnë doganierët e policia kufitare e Kosovës.

Ngjarja ndodhi në Jarinjë, por sipas të dhënave të mbledhura nga policia, nuk kemi të bëjmë me një granatë dore. Policia e Kosovës ka konfirmuar për telegrafin se fjala është për një plumb ‘qorr’. Predha ka goditur kontenierin që shërben për zyrtarët kufitarë të republikës së Kosovës.

“Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhë nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar”, shpjegoi Baki Kelani, zëdhënësi i policisë.

Zëdhënësi Kelani ka shtuar se puna e qarkullimi në pikën e Jarinjës ka vijuar normalisht dhe pa probleme.

Që prej krizës së ardhur nga reciprociteti me targat, tensionet mes Kosovës e Serbisë kanë qenë të larta. U deshën 2 javë për të arritur në një akord të përkohshëm për vendosjen e rregulli për targat.

Lexo edhe: Marrëveshja për targat mes Kosovës e Serbisë, kush janë pikat e dakordësimit

E pas disa ditësh qetësie, do të ishte aksioni anti-kontrabandë i policisë së Kosovës i cili do të sillte sërish tensione të larta, kësaj here në Mitrovicë. Disa oficerë të Kosovës u sulmuan nga protestues serbë, të mbledhur për të kundërshtuar kryerjen e detyrës nga ana e forcave të rendit.

Lexo edhe: Pamjet video, si u tensionua situata në veriun e Mitrovicës