“Unë vetë po i rris fëmijët jetimë” Mesazhi emocional i një gruaje për familjen e minatorit të ndjerë

 “Unë vetë po i rris fëmijët jetimë” Mesazhi emocional i një gruaje për familjen e minatorit të ndjerë

Mbrëmjen e djeshme emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” përcoli historinë e një familje me jetimë në Bulqizë, e cila jetonte në kushte tejet të vështira fill pas humbjes së kryefamiljarit, minatorit Arben Skuka.

Dhjetëra mesazhe u përcollën për këtë familje të vuajtur si dhe për dy familje të tjera me jetimë. Ashtu si kurdoherë, shqiptarët bamirës i dolën në krah të pamundurve. Mes tyre, Elvis Naçi lexoi mesazhin prekës të një gruaje e cila po ashtu kishte humbur të shoqin dhe rriste e vetme dy jetimë, një vajzë dhe një djalë.

“Mirmbrëma, ju përshëndes nga zemra dhe stafin gjithashtu për këtë punë të rëndësishme që bëni.  Unë vetë rris dy fëmijë jetimë dhe e di se çfarë do të thotë të rritësh fëmijët pa baba.

Kështuqë unë dhe fëmijët e mi shprehim dëshirën për të dhuruar 300 euro për jetimët. Inshallah Zoti ua dhuron të gjitha të mirat gjithkujt e të mos vuajë për asgjë. Nesër kismet i dërgoj në bankë të Gjermanisë. Ju bekoftë Zoti për këtë punë që bëni. Ermina me dy fëmijët, Aidën e Denisin, nga Gjermania.”-thuhej në mesazhin që lexoi Elvis Naçi.