“Vajza doli me bukë në dorë, sa ktheu kurrizin ai e qëlloi” Rrëfimi përlotës i nënës ë 23 vjeçares

 “Vajza doli me bukë në dorë, sa ktheu kurrizin ai e qëlloi” Rrëfimi përlotës i nënës ë 23 vjeçares

Orët e vona të së premtes në Zhupan të Fierit, Elton Metaj do të shkonte në banesën e ish të shoqes me një armë automatike.

Nuk kishte shumë kohë që kishte dalë nga burgu dhe me të hyrë në banesën e ish vjehrrit, kërkon të flasë me ish të shoqen, Sabrinën 23 vjeçe.

Atë natë, Sabrina do të merrte frymën e saj të fundit, pasi ish i shoqi do ta qëllonte për vdekje.

Nëna e 23 vjeçares tregoi sot për median, sesi ndodhi e gjithë ngjarja. Një rrëfim me të vërtetë prekës, që pasqyron edhe njëherë plagën e madhe të dhunës e krimit ndaj gruas në vendin tonë.

Nëna e viktimës: Vajzën e prisja çdo natë kur vinte nga puna dhe atë natë po hekurosja. Kur e pash që kaloi ora 22:00 dola te dera. Ishte hera e dytë që vinte me kallash, na terrorizoi. E prita vajzën, erdhi brenda u ul po hante bukë, ishte me bukë në gojë, dhe unë më pas vazhdova punën se nuk kisha kohë.

Sa e pash që do hapte derën e jashtme, se po prisja djalin në fakt, thash mos ky do jetë Eltoni. Kur hapi derën me kallash, unë vura kujën dhe me qetësi u afrova dhe i thash të lutem para 10 muajsh ishe në burg, pa të parë njeri merre këtë armë dhe kthehu, mos më bëj terror në shtëpi.

Ku është tha ajo më tha mua. Vajzën tjetër e kisha këtu ndërkohë, nusen në dhomën e saj. Del nusja në atë kohë, vajza thotë ‘ma ça është’, vajza që bëhet fjalë. Doli me bukë, me pjatë në dorë i vuri automatikun. Doli nusja nga dhoma i tha mos e godit atë se është shtatzënë.

Aty po dilte vajza tjetër dhe ia bëra me dorë që largohu se mund të na  vriste të gjithëve. Nxirrni Armanon tha për djalin, aty pastaj ajo i tha nuk ke punë me këta, por e ke me mua. Sa ktheu kurrizin çupa ai e goditi.