“Vajzën 3 vjeçe e përplasi në mur” Gruaja tregon dhunën mizore të ish bashkëshortit

 “Vajzën 3 vjeçe e përplasi në mur” Gruaja tregon dhunën mizore të ish bashkëshortit

Një 38 vjeçare shqiptare ka treguar kalvarin e vuajtjeve e dhimbjes që ka përballuar në trupin e saj e jo vetëm.

Nënë e një vajze tre vjeçare, gruaja thotë se ish bashkëshorti ishte i alkolizuar dhe përdorues droge, çka bënte që në familjen e tyre të kishte dhunë sistematike. Ajo tregon se ka patur raste që ish burri rrihte të bijën, duke e përplasur me kokë në mur.

 “Më rrihte, më rrihte, më duken edhe sot shenjat. Kam patur shumë frikë të shkoj në polici, por mamaja më shtyu kohët e fundit. Kam qenë me sy të mbyllura, këmbë të ënjtura… kam edhe shenja nëpër duar. Shenjat që më çante gjithmonë…. E merrte fëmijën e vogël e përplaste në mur. Ra fëmija pa ndjenja në krevat, ka dhe një shenjë këtu që është çarë (poshtë mjekrës) e ka ende edhe sot. U detyrova, e hoqa krevatin e fëmijës edhe fle në një krevat me mua, sepse është e trembur”-tha ajo në intervistë për emisionin ‘Historia ime’ në Klan.

Gruaja shton se e ka denoncuar të shoqin në gjykatë dhe ka marrë urdhër mbrojtje, por pavarësisht kësaj, ndihet e kërcënuar.

 “E mora urdhër mbrojtjen, sipas së cilit, ai nuk duhet të afrohet më shumë se 100 metra, nuk duhet t’i afrohet vajzës, nuk duhet të afrohet afër familjes time. Ai nuk e ka zbatuar. Para 3 javësh e kam denoncuar prap, për punën e dhunës., prap më kërcënon, kam shumë frikë nga dhuna e tij. Si ta them unë, si nëpër filma… dhunë fizike, edhe unë, edhe fëmija”-tha gruaja.