“Vajzën 5 vjeçe e humba në aksident” Mesazhi përlotës nga një shqiptar zemërmirë

 “Vajzën 5 vjeçe e humba në aksident” Mesazhi përlotës nga një shqiptar zemërmirë

“Shqiptarët për Shqiptarët” përcolli mbrëmjen e djeshme historinë e Bonës, vogëlushes që po përballet me një sëmundje të rëndë.

Mes dhjetëra mesazheve nga shqiptarët zemërmirë, një syresh ishte ndryshe. Elvisi lexoi mesazhin e një shqiptari që jetonte në Danimarkë. Rasti i Bonës e kishte prekur tej mase.

“Jam nga Danimarka, dhe po i dhuroj 1 mijë euro për vogëlushen që është e prekur nga sëmundja e kancerit. Rasti më preku jashtë mase, pasi e kam përjetuar para 8 viteve humbjen e vajzës 5 vjeçare në një aksident. E di ndjenjën kur shpirti të këputet.”-shkruhej në mesazhin që lexoi Elvisi.

Shikojeni në videon e mëposhtme momentin kur Elvisi lexon këtë mesazh kaq prekës dhe fjalët e tij.