“Vapore për Amerikë” Sa kushtonte bileta drejt SHBA-ve në Shqipërinë e vitit 1934

 “Vapore për Amerikë” Sa kushtonte bileta drejt SHBA-ve në Shqipërinë e vitit 1934

Shqiptarët e kanë synuar “Tokën e mundësive” prej thuajse 1 shekulli.

Një fakt të tillë e vërteton dhe një reklamë e 87 viteve më parë, ku jepej informacion sesi mund të shkohej drejt SHBA-ve. Kjo reklamë e vitit 1934 jepte të dhëna se bileta për të shkuar me anije (vapor siç shkruhet në njoftim) kushtonte 10 dollarë.

Saktësohej se ky ishte çmimi për një biletë të klasit të tretë me nisje nga Durrësi, Vlora apo Saranda.

Agjencitë që kishin më shumë informacion për këto udhëtime ndodheshin në Korçë, Tiranë, Gjirokastër, Përmet, Ersekë, Berat.